Maqedoni

Parashikimi i motit

13.12.2025 11:18

Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht ngrohtë me vranësira të pakta deri mesatare...

Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Në orët e paradites, në disa lugina dhe lugina lumore do të ketë paraqitje të mjegullës, e cila gjatë ditës do të zvogëlohet. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë nga -4 deri në 3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 9 deri në 15°C.
 
Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe kryesisht i qetë, me vranësira të pakta deri mesatare. Temperatura minimale do të zbresë deri në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 11°C.
 
Vazhdon periudha e motit kryesisht me diell dhe të qetë, me temperatura ditore mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Në orët e natës dhe të paradites, në disa lugina dhe lugina lumore do të ketë paraqitje të mjegullës dhe shtim të vranësirave.