Investime nga jashtë, Maqedonia synon tërheqjen e afaristëve turq
Maqedonia po shqyrton mundësinë për tërheqjen e investimeve të huaja, këtë qëllim e pati edhe takimi i sotëm me delegacionin e biznes-asociacionit turk, të cilët theksuan se janë të interesuar për të investuar në vendin tonë dhe të cilët shkëmbyen idetë dhe përvojat për të bërë biznes në vendin tonë...

“Biznes-asociacioni turk “Engjëjt” është shumë e prirur në eko sistemet sipërmarrëse jo vetëm në Turqi, po në gjithë Evropën Juglindore, dhe Maqedonia është një ndër vendet më emergjente për të investuar. Unë mendoj se ne do të kemi ndikim të mirë në eko sistemin dhe se ne do të kemi rezultate të mira për sipërmarrësit”- deklaroi kryetari i Biznes-asociacionit turk “Engjëjt”, Bajbajr Alltuntash.
Në këtë takim u shkëmbyen edhe shumë ideja se si të krijohen tregje të reja, theksojnë nga Agjencia për Investime të Huaja.
“Këto takime që po organizohen janë me rëndësi të veçantë, sepse e thellon bashkëpunimin e shtetit me ekonominë dhe është mjet i veçantë që sjell zhvillim për ekonominë e vendit si nga aspekti i marrjes së përvojave nga kompanitë e huaja që janë prezente, nga prezantimi i formacioneve se si krijohen tregje të reja, si dhe nga aspekti i teknologjisë, e cila mund ta përmirësojë punën operative të secilës kompanisë tonë”- tha drejtori i Agjencisë për Investime të huaja, Kliment Shekerovski.
Përfaqësuesit e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë theksuan se duhet të mbështeten më shumë edhe në kompanitë start up. (Ersan Pajaziti, TVM2)
