Maqedoni

Pika kufitare Evzoni – Bogorodicë e hapur për komunikacion

13.12.2025 11:32

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në sipërfaqe kryesisht të thata rrugore....

Pika kufitare Evzoni – Bogorodicë është e hapur për komunikacion, njoftojnë nga LAMM. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në sipërfaqe kryesisht të thata rrugore.
 
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është i moderuar. Në pikat kufitare nga ana maqedonase nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.