Botë

Në konfliktet në Jemen, 26 të vrarë

29.05.2015 16:03

Forcat e Rezistencës Popullore, mbështetësit e presidentit, Abdurabbu Masur Hadi, në Jemen, njoftuan se kanë marrë nën kontroll rajonin El-Xheule...

Forcat e Rezistencës Popullore, mbështetësit e presidentit, Abdurabbu Masur Hadi, në Jemen, njoftuan se kanë marrë nën kontroll rajonin El-Xheule dhe se gjatë konflikteve kanë humbur jetën 26 persona.

Në rajonin Xheule, në veriperëndim të qytetit Aden, në Jemen, ka pasur konflikte të ashpra mes Forcave të Rezistencës Popullore dhe Lëvizjes Ensarullah (Husi) me mbështetësit e presidentit të rrëzuar, Ali Abdullah Salih.

Si rezultat i konflikteve mësohet se Forcat e Rezistencës Popullore kanë marrë nën kontroll rajonin Xheule dhe janë vrarë 26 persona, ku 20 prej tyre janë të forcave Husi, ndërsa 6 të tjerët nga Forcat e Rezistencës Popullore.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite për të parandaluar përparimin e Husi-ve në vend, me thirrjen e presidentit legjitim të vendit, Abdurabbu Mansour Hadi, nisi një ofensivë ajrore më 26 mars 2015.

Përsëri me kërkesë të Hadit dhe qeverisë së tij iu dha fund më 21 prill dhe gjithashtu u njoftua se tashmë për popullin jemenas ka nisur operacioni "Kthimi i shpresës".