Maqedoni

MPB: Nuk kishte të arrestuar në pikat kufitare

13.12.2025 15:24

MPB ka bërë të ditur se gjatë protestës së sotme në Shkup nuk ka pasur asnjë të arrestuar

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë protestës së sotme në Shkup nuk ka pasur asnjë të arrestuar në pikat kufitare, qofshin shtetas të vendit apo nga Kosova.
 
“Ju informojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për privim nga liria të personave në pikat kufitare shtetërore,” kanë thënë shkurt nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga e cila njëherit nuk është njoftuar për incidente gjatë protestës.