Maqedoni

Katica Janeva lirohet nga burgu me kusht

13.12.2025 16:16

Ish-prokurorja speciale Katica Janeva, është liruar nga burgu i Idrizovës me kusht, ku po vuante dënimin me 7 vjet burg....

Ish-prokurorja speciale Katica Janeva, është liruar nga burgu i Idrizovës me kusht, ku po vuante dënimin me 7 vjet burg.
 
“E dënuara Janeva përfitoi lirim me kusht dhe është e obliguar të paraqitet rregullisht në Gjykatën Themelore Penale Shkup deri në përfundimin e plotë të dënimit 7-vjeçar”, ka bërë të ditur drejtori i burgut “Idrizovë”, Zoran Jovanovski. 
 
Në korrik të vitit 2021, Gjykata e Apelit Shkup ia konfirmoi Janevës dënimin me 7 vjet burg, në të cilin përfshihet edhe koha e kaluar në paraburgim prej mbi një viti.