Maqedoni

MPB zbardh rastin e rrahjes mes nxënësve në Saraj

13.12.2025 17:50

Ministria e Punëve të Brendshme ka zbardhur rastin e rrahjes së nxënësve të shkollës fillore “Dituria” në Saraj...

Ministria e Punëve të Brendshme ka zbardhur rastin e rrahjes së nxënësve të shkollës fillore “Dituria” në Saraj.

Siç njoftojnë nga MPB, të premten në ora 12:00 është denoncuar se gjashtë nxënës të shkollës filloristë kanë rrahur dy nxënës të tjerë të klasës së nëntë. Me prindërit dhe nxënësit e dëmtuar janë zhvilluar biseda zyrtare, ndërsa mjeku ka konstatuar lëndime të rënda trupore tek njëri prej nxënësve dhe lëndime trupore tek nxënësi tjetri.
 
Janë identifikuar autorët e dyshuar, të moshës 13 deri në 15 vjeç, dhe gjatë ditës së sotme të gjashtë janë thirrur në stacion policor. Është njoftuar dhe Prokuroria Publike dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “dhunë”.