Maqedoni
Parashikimi i motit
14.12.2025 11:11
Moti sot me mjegull në mëngjes dhe temperatura mbi mesataren...

Sot pritet mot kryesisht me diell dhe i qëndrueshëm në të gjithë vendin. Mëngjesi në disa zona ka nisur me paraqitje të mjegullës dhe shtim të vranësirave, veçanërisht nëpër lugina, por gjatë ditës pritet kthjellim. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
Temperaturat e mëngjesit janë të ulëta dhe lëvizin nga -4 deri në 3°C, ndërsa ato ditore do të rriten dhe do të arrijnë nga 10 deri në 15°C.
Në Shkup, pjesë të luginës janë të mbuluara me mjegull në orët e mëngjesit, por gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe kryesisht i qetë, me vranësira të lehta deri mesatare. Temperatura minimale pritet të zbresë deri në -2, ndërsa maksimalja të arrijë rreth 11°C.
