Maqedoni
MPB: Arrestohet ish Avokati i Shtetit Fehmi Stafa
14.12.2025 11:15
Është arrestuar ish-Avokati i Shtetit që ka ushtruar funksionin prej vitit 2018 deri në vitin 2022....

Nën dyshimin për ryshfet, është arrestuar ish-Avokati i Shtetit, Fehmi Stafa.
Rastin për një hetim që lidhet me ryshfet e udhëheq Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërsa MPB-ja konfirmoi se është ndaluar një person me inicialet F.S.
Ai e ka ushtruar funksionin e avokatit të shtetit nga gushti i vitit 2018 deri në gusht të vitit 2022, kur u shkarkua. Pas largimit nga funksioni Avokat i shtetit, ai e ushtroi profesionin e avokatit dhe aplikoi për disa pozita, përfshi kandidaturën për anëtar të Këshillit Gjyqësor.
