Maqedoni

Rrëzim dheu në rrugën Ohër – Shën Naum, qarkullimi zhvillohet në një korsi

14.12.2025 11:30

Qarkullimi në rrugën rajonale R1301 Ohër – Shën Naum zhvillohet vetëm në një korsi

Për shkak të një rrëshqitjeje dheu, sot në mëngjes nga ora 6:30, qarkullimi në rrugën rajonale R1301 Ohër – Shën Naum, në segmentin ndërmjet fshatit Trpejcë dhe Shën Naumit, zhvillohet vetëm në një korsi, njoftojnë nga Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM).
 
Nga LAMM u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të drejtojnë automjetet me kujdes dhe ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, derisa të përfundojë pastrimi i rrëshqitjes dhe të normalizohet qarkullimi.
 
Sipas LAMM-it, qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thatë.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalistikës rrugore dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston mundësia e shfaqjes së rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen sidomos për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.