Maqedoni
AUV ndaloi importin e 26 tonëve mish i ngrirë pule
14.12.2025 11:50
AUV ka ndaluar futjen në vend të mbi 26 tonëve mish pule i ngrirë nga Brazili....

Inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari kanë ndaluar në vendkalimin kufitarë Qaf Thanë, futjen në vend të mbi 26 tonëve mish pule i ngrirë nga Brazili.
“Dërgesa me 2167 paketime me nga 12 kilogram mish i ngrirë pule, nga 12 kilogramë mish pule të ngrirë, pas nxjerrjes së Vendimit për ndalim importi nga veterinerët zyrtarë të AUV-së, është kthyer në vendin eksportues Brazil. Ndalimi i importit është vendosur pasi dërgesa ishte në kundërshtim me vendimin për ndalim të importit të kafshëve të gjalla, produkteve dhe nënprodukteve me origjinë shtazore nga Brazili, me qëllim mbrojtjen nga futja e virusit të gripit të shpendëve. Sipas këtij vendimi, ndalohet importi i dërgesave që rrjedhin nga kafshë të therura, të ngarkuara dhe të certifikuara para datës 1 gusht 2025″, thuhet në komunikatën e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.
