Maqedoni

Mickoski: Tema e migrantëve e ngritur nga LSDM nuk ekziston

14.12.2025 14:48

Mickoski thotë se tema e migrantëve e ngritur nga LSDM nuk ekziston...

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se tema e migrantëve e ngritur nga LSDM nuk ekziston, prandaj ai e fton Prokurorinë të merret me këtë rast, sepse në këtë mënyrë po krijon shqetësim te qytetarët. 
 
“Këtu tani vijmë te tema e cila nuk ekziston, ne në kontinuitet jemi përgjigjur, unë si më i thirrur kryeministër, MPB, Ministria e jashtme që para disa ditësh kemi thënë se as nuk janë zhvilluar bisedime e as nuk na shkon ndërmend diçka e tillë. Në LSDM kanë vendosur piar ekspertët e tyre këtë temë do të zhvillojmë me javë, ndërsa në esencë ata janë ata që kanë përpiluar strategji nacionale për pranimin e migrantëve 2017-2027. Ata kanë kërkuar nga komunat të sigurojnë kushte për ndërtimin e kampeve të migrantëve. Kjo është e vërteta, ne dëshirojmë ta mbi sinkronizojmë atë të vërtetë dhe të themi se diçka e tillë kësaj qeverie nuk i shkon ndërmend. Atëherë akuzoheshim se jemi ksenofob dhe parti ksenofobe dhe tani përnjëherë ne u bëmë më liberal nga liberalët e majtë të LSDM-së, kjo është e pa mundur. Ja do të vijë shkurti, do të vijë marsi dhe nuk do të ektë migrant. Do të vijë edhe korriku dhe nuk do të ketë migrantë, e atëherë çfarë bëjmë? Atëherë cila do të jetë përgjigja e piar ekspertëve që i mësojnë këta të LSDM-së? Prandaj them se Prokuroria patjetër të merret me këtë temë, sepse në kodin penal kjo është një lloj dhune, krijim i panikut, shqetësim te qytetarët.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.