30 vjet nga tragjedia e Heyselit
Juventusi dhe Liverpooli, kujtojnë tragjedinë në stadiumin e Hejselit, ku humbën jetën 39 tifozë...

Më 29 maj të vitit 1985 në stadiumin e Heyselit në Bruksel të Belgjikës, u zhvillua ndeshja finale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Liverpoolit.
Para fillimit të ndeshjes, filloi një grindje në mes të tifozëve kundërshtarë në tribuna, mirëpo situata u qetësua pa eskaluar. Por kur kishin mbetur vetëm pak çaste deri në fillimin e ndeshjes, vërsulja e tifozëve anglezë drejt atyre italianë e ngarkoi tribunën, muri i së cilës u shemb dhe si rrjedhojë humbën jetën 39 persona, 38 italianë dhe 1 belg, derisa rreth 600 tifozë përfunduan me lëndime.
Duke pasur parasysh tërë këtë fatkeqësi, futbollistët e Liverpoolit në krye me Mark Lawrenson, Alan Hansen dhe Kenny Dalglish nuk deshën ta zhvillojnë ndeshjen, mirëpo me intervenimin e zyrtarëve të UEFA-së, ndeshja u zhvillua dhe në fund fitores iu gëzua Juventusi që e mposhti Liverpoolin me rezultat 1-0 me golin e Michel Platinit.
Pas këtyre ndodhive, skuadrat angleze dhe italiane u dënuan me 5 vjet moslojë në kupat europiane, derisa Liverpooli u dënua me 8 vjet moslojë.
