Maqedoni

Arrestohet ish Avokati i Shtetit Fehmi Stafa

14.12.2025 15:22

Nën dyshimin për ryshfet, është arrestuar ish-Avokati i Shtetit, Fehmi Stafa....

Nën dyshimin për ryshfet, është arrestuar ish-Avokati i Shtetit, Fehmi Stafa. Rastin për një hetim që lidhet me ryshfet e udhëheq Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërsa MPB-ja konfirmoi se është ndaluar një person me inicialet F.S. 

Ai e ka ushtruar funksionin e avokatit të shtetit nga gushti i vitit 2018 deri në gusht të vitit 2022, kur u shkarkua. 
 
“Gjatë ditës së djeshme Misnitria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Prokurorinë për Krim të Organizuar, me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake ka ndërmarr veprimet në kuadër të kompetencave me çrast personi i theksuar është arrestuar nga MPB. Gjatë ditës së sotme veprojmë në bashkëpunim me Prokurorinë Publike sipas rekomandimeve të tyre, kështuqë për momentin nuk mund të ndaj më shumë detaje lidhur me këtë lëndë.”, u shpreh ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.