Botë

Sulm në festën hebraike “Hanukkah” në Sindei, 12 të vrarë dhe 29 të plagosur

14.12.2025 15:53

Të paktën 12 persona u vranë dhe 29 të tjerë janë plagosur në Sidnei të Australisë....

Të paktën 12 persona u vranë dhe 29 të tjerë janë plagosur në Sidnei të Australisë. Ngjarja ndodhi në parkun Arçer në zonën bregdetare Bondi dhe në shënjestër kishte komunitetin hebre, të cilët ishin mbredhur në ditën e parë të festës Hanukkah, një festë fetare hebraike, që zgjat 8 ditë. Në mesin e viktimave janë edhe dy oficerë policie. Njëri nga atentatorët ka vdekur gjatë përleshjeve me policinë, një tjetër është në paraburgim. Ndërkohë policia kontrollon nëse ka pasur një sulmues të tretë. 
 
“Gjendja e oficerëve dhe e të plagosurve të tjerë është mjaft serioze. Mbi një mijë persona ishin mbledhur për të festuar Hanukkah kur ndodhi incidenti. Kemi autorizuar kompetenca të veçanta sipas seksioneve pesë dhe gjashtë, ndërsa autoritetet hetojnë edhe mundësinë e një shkelësi të tretë, për të parandaluar çdo incident të mëtejshëm.”, u shpreh Mal Lanyon, komisioner i policisë.
 
“Pashë një fëmijë, një vajzë të vogël, ndoshta ishte tetë vjeç, e shtrire në tokë dhe e plagosur në këmbë.. Nëna e saj ishte gjithashtu në tokë dhe ajo e kishte shtrenguar në gji fëmijën. Kjo për mua ishte një skenë e dhimbshme.”, u shpreh një dëshmitar.
 
Kryeministri Anthony Albanese e cilësoi sulmin si një akt të rëndë antisemitik dhe terrorist dhe u zotua se do të angazhohet për ta zhdukur.
 
“Nuk ka vend për këtë urrejtje, dhunë dhe terrorizëm në kombin tonë. Më lejoni të jem i qartë. Ne do ta zhdukim atë.. Në këtë moment të errët për kombin tonë, policia dhe agjencitë tona të sigurisë po punojnë për të përcaktuar këdo që është i lidhur me këtë zemërim. Agjencitë tona do t'ju japin përditësime faktike sa më shpejt të jetë e mundur.”, u shpreh kryeministri i Australisë, Anthony Albanese.
 
FARIJE DAUTI BAKIU