Botë

SHBA, sulm ne universitetin Broun dy student të vrarë dhe 9 të plagosur

14.12.2025 16:01

Një sulm tjetër ka ndodhur në SHBA....

Një sulm tjetër ka ndodhur në SHBA. Të paktën dy persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën nga të shtënat në Universitetin Broun në Rode Ajlland, njoftuan autoritetet. Universiteti urdhëroi strehim në vend, ndërsa policia dhe ambulancat rrethuan kampusin. Autoritetet konfirmuan se i dyshuari është ende në arrati dhe kërkimet po vazhdojnë.
 
“Ka një viktimë shtesë nga ngjarja e sotme, kështu që tani janë nëntë të lënduar. Viktima e re ka marrë fragmente nga të shtënat, por nuk ka plagë serioze dhe pritet të rikuperohet plotësisht. Autor i ngjarjes ende nuk është kapur dhe shëtitet i lirë. Në përfundim të këtij njoftimi do të publikojmë një video me imazhin e dyshuarit.”, u shpreh Bret Smillei, kryetar bashkie i provincës Rode Ajlland.
 
“Është e frikshme. Nuk mund të jemi të sigurt derisa të kapet. Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë.  Unë isha aty kur ndodhi sulmi. Në fillim mendova se ishte diçka larg kampusit, por pastaj kuptova se ndodhte shumë pranë meje.”, u shpreh Kuin Miller, student në universitetin Broun.
 
“Rreth gjysma e studentëve dhe disa nga ne, anëtarë të komunitetit, punuam për t’i zhvendosur njerëzit në një vend të sigurt, njoftuam Departamentin e Sigurisë Publike që ishim në ndërtesë, siguruam që dyert të ishin të mbyllura dhe më pas u bllokuam brenda. Qëndruam aty derisa na u dha sinjali që mund të lëviznim në një vend tjetër.”, u shpreh Lisa Briggs, profesoreshë në universitetin Broun.
 
Donald Trump ftoi që të bëhet lutje për familjet e viktimave dhe gjendjen e të plagosurve dhe e cilësoi sulmin në Universitetin Broun si “një ngjarje të tmerrshme”. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU