Peshëngritja pezullohet nga aktivitetet ndërkombëtare

29.05.2015 17:11

Peshëngritja shqiptare është pezulluar nga të gjithë aktivitetet ndërkombëtare për 1 vit. Lajmin e konfirmon vetë sekretari i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Agron Haxhihyseni...

Rastet e dopingut kanë sjellë në zyrta e federatës një gjobë 45 mijë euro që duhet paguar deri në muajin tetor, në rast të kundërt nuk do të përfaqësohemi në botërorin e që do të mbahet një muaj më vonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Federata ka nisur përpjekjet për gjetjen e sponsorëve për të shlyer gjobën që pengon peshëngritjen shqiptare të garojë.