Botë
Siri; sulmon ISIS, vriten ushtarë amerikanë, Trump paralajmëron se do të hakmerret
14.12.2025 17:17
Dy ushtarë amerikanë të Ushtrisë dhe një përkthyes civil u vranë në Siri...

Dy ushtarë amerikanë të Ushtrisë dhe një përkthyes civil u vranë në Siri gjatë një prite të organizuar nga një person i armatosur që ushtria dhe zyrtarët amerikanë e lidhin me ISIS-in. Tre ushtarë të tjerë amerikanë dhe disa forca siriane u plagosën gjatë sulmit pranë qytetit historik të Palmirës, ndërsa sulmuesi u vra nga forcat lokale të sigurisë siriane që operonin së bashku me trupat amerikane në patrullën e përbashkët.
Ngjarja ndodhi ndërsa trupat amerikane po kryenin operacione të përbashkëta kundër terrorizmit në rajon. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, se SHBA-të do të hakmerren për këtë vrasje.
“Ne vajtojmë humbjen e tre patriotëve të mëdhenj në Siri. E dini si ndodhi. Ishte një pritë. E tmerrshme. Gjithashtu kemi tre të plagosur. Ata duket se po shkojnë mjaft mirë. Por ne vajtojmë humbjen. Këta janë tre njerëz të shkëlqyer dhe është thjesht një gjë e tmerrshme. Siria, meqë ra fjala, po luftonte së bashku me ne. Presidenti i ri i Sirisë është, siç më thanë, dhe nuk jam i befasuar, ai është i shkatërruar nga ajo që ndodhi. Ky ishte një sulm i ISIS-it ndaj nesh dhe Sirisë. Ne mbajmë zi për humbjen dhe lutemi për viktimat, për prindërit e tyre dhe të dashurit e tyre. Jam shumë, shumë i trishtuar.”, u shpreh presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Autoritetet amerikane thanë se identitetet e të vrarëve do të mbahen sekret derisa familjarët të njoftohen. Sulmi shënon humbjet e para amerikane në Siri që nga rënia e regjimit të Bashar al Assad një vit më parë, ndërsa bashkëpunimi SHBA Siri në fushën e sigurisë vazhdon të jetë i tensionuar.
FARIJE DAUTI BAKIU
