Maqedoni

Parashikimi i motit

15.12.2025 08:58

Moti sot me diell dhe vranësira të lehta deri mesatare...

Sot moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Në orët e mëngjesit vende-vende do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 0°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 9 deri në 13°C.
 
Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe kryesisht i qetë.