Maqedoni
LAMM: Mjegull në akset rrugore Negotinë – Gradskë dhe Negotinë – Demir Kapi
15.12.2025 09:09
Për shkak të paraqitjes së mjegullës, është regjistruar dukshmëri e reduktuar prej 50–100 metrash...

Për shkak të paraqitjes së mjegullës, është regjistruar dukshmëri e reduktuar prej 50–100 metrash në akset rrugore Negotinë – Gradskë dhe Negotinë – Demir Kapi.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në sipërfaqe kryesisht të thata, informon LAMM.
Nga data 15.11.2025 ka filluar obligimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
Intensiteti i komunikacionit në akset jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, ultësira lumore dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
