Maqedoni

Seancë e Komisionit parlamentar për Çështje Evropiane

15.12.2025 09:24

Në Kuvend sot do të mblidhet Komisioni për Çështje Evropiane...

Në Kuvend sot do të mblidhet Komisioni për Çështje Evropiane, në rend dite të të cilit është Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për rrugët publike, në lexim të parë me flamur evropian.
 
Propozues i autorizuar është zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
 
Me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugët publike bëhet saktësimi, plotësimi dhe harmonizimi i mëtejshëm i tij me rregulloret e reja evropiane, me qëllim implementimin e sistemeve inteligjente të transportit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Dispozitat e këtij Propozim-ligji nuk kanë pasoja shtesë financiare mbi buxhetin dhe mjetet e tjera publike financiare, thuhet në arsyetimin e ligjit.