Gashi në formacioin e vitit

29.05.2015 17:14

Në 11-shen më të mirë të sezonit në Superligën Zvicerane nuk mund të mungonte kurrësesi Shkëlzen Gashi...

Sulmuesi shqiptar i cili me 22 golat e realizuar udhëhoqi Baselin drejt fitimit të titullit kampion është përzgjedhur nga gazeta prestigjoze zvicerane Blick në formacionin më të mirë të sezonit.

Madje Gashi është zgjedhja e parë e gazetës në fjalë pasi është pozicionuar si numri 1 në 11-shen më të mirë të publikuar nga Blick. Ky sezon ka qenë me të vërtetë fantastik për 26-vjecarin shqiptar që me meritë është shpërblyer me një tjetër cmim për performancat e tij fantastike.

Gashi i cili ka përfunduar në radarët e disa skuadrave të mëdha të Serisë A dhe Bundesligës gjermane në këtë sezon ka realizuar në total 26 gola në të gjitha kompeticionet me fanellën e Baselit, dhe përvec kampionatit ka shanse për të fituar edhe Kupën e Zvicrës me skuadrën që drejohet nga Paulo Sousa.