Maqedoni

Tërmet i ndjerë në Shkup, epiqendra në Kosovë

15.12.2025 10:35

Një tërmet me intensitet prej III shkallësh është ndjerë në Shkup...

Një tërmet me intensitet prej III shkallësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane është ndjerë në Shkup dhe rrethinë sot në mëngjes në orën 07:20, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup.
 
Epiqendra e tërmetit buron nga zona kufitare epiqendrore e Ferizajt, 42 kilometra në veri të Shkupit, me magnitudë lokale sipas Rihterit ML 3.3.