Maqedoni

Nga sot fluturim i ri në linjën Shkup – Pragë

15.12.2025 10:57

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit sot zyrtarisht do të promovohet fluturimi i parë i kompanisë ajrore “Wizz Air” në linjën Shkup – Pragë...

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit sot zyrtarisht do të promovohet fluturimi i parë i kompanisë ajrore “Wizz Air” në linjën Shkup – Pragë, me ç’rast kjo kompani hap edhe një destinacion të ri nga Shkupi.
 
Linja e re ajrore u paralajmërua që në korrik nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, i cili atëherë njoftoi se ishte nënshkruar marrëveshje për hapjen e pesë destinacioneve të reja nga aeroporti i Shkupit.
 
Bëhet fjalë për linjat Stokholm – Shkup dhe Madrid – Shkup, të cilat nisën në nëntor, si dhe Bari – Shkup, Këln – Shkup dhe Pragë – Shkup, që po futen në përdorim nga dhjetori.