Ekonomi
Mickoski: Thesari nuk mbyllet më 15 dhjetor
15.12.2025 11:21
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se thesari nuk do të mbyllet më 15 dhjetor për të gjitha pagesat nga buxheti...

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se thesari nuk do të mbyllet më 15 dhjetor për të gjitha pagesat nga buxheti, por kjo datë është vendosur që institucionet t’i dorëzojnë në kohë urdhërpagesat. Sqarimi i kryeministrit vjen pas zërave që pagesat nga buxheti që nuk bëhen deri më datën 15 do të shtyhen pas festave të fundvitit. Mickoski konfirmoi se edhe nëpunësit shtetëror do të marrin K-15.
“Sigurisht se do të ketë tolerancë. Nëse dikush vjen më datën 20 nuk do të thotë se kemi vënë çelësin dhe puna ka përfunduar. Sigurisht se do të ketë tolerancë. Por, ideja është të punojmë me plan, të kemi vetëdije se ajo gjë duhet të bëhet me kohë, të krijojmë shprehi dhe ta respektojmë atë që do ta kemi si plan dhe si detyrë, sepse vitet e kaluara, gjatë përvojës që kisha unë vitin e kaluar, sikur gjithçka ndodhi 5 minuta në 12 dhe disa çështje mbetën të papërfunduara, sepse fizikisht thesari nuk mundej ta përpunojë atë sasi. Unë i lus të gjithë institucionet, që në kohë t’i planifikojmë aktivitetet.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
