Botë

Sulmi në Sidnej të Australisë, autoritetet hetojnë lidhje të mundshme me ISIS-in

15.12.2025 11:40

Australi, babai dhe djali i tij hapën zjarr gjatë një feste hebraike Hanukah, duke lënë 16 viktima.

Australia është tronditur nga një sulm terrorist i përgjakshëm në plazhin Bondi të Sidneit, ku babai dhe djali i tij hapën zjarr gjatë një feste hebraike Hanukah, duke lënë 16 viktima.
 
Sipas autoriteteve, sulmi u krye nga 50-vjeçari Shahid Akram dhe djali i tij 24-vjeçar, Navid Akram, me origjinë nga Lahore i Pakistanit. Ata hapën zjarr ndaj pjesëmarrësve në aktivitetin “Hanukah by the Sea”, duke shkaktuar viktima mes fëmijëve, rabinëve dhe qytetarëve të pafajshëm. Autoritetet po hetojnë lidhje të mundshme me Shtetin Islamik (ISIS). Sipas mediave australiane, flamuj të ISIS-it u gjetën në automjetin e përdorur nga autorët, ndërsa 24-vjeçari kishte studiuar më parë në një qendër islamike dhe ishte shfaqur në materiale ku vlerësohej për njohuritë e tij fetare. Raportohet gjithashtu se dyshja kishte kaluar rreth një muaj në Filipine, vend i konsideruar nga shërbimet e sigurisë si vatër e aktivitetit ekstremist.
 
Autoritetet australiane kanë shpallur masa të shtuara sigurie, ndërsa hetimet për motivet dhe rrjetin e mundshëm pas sulmit vijojnë.