Maqedoni

Ka filluar dekorimi i kryeqytetit

15.12.2025 12:12

Ka nisur zyrtarisht dekorimi i kryeqytetit për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri...

Ka nisur zyrtarisht dekorimi i kryeqytetit për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
 
Sot do të ndriçohet edhe pema e madhe festive, ndërsa nis edhe manifestimi i ri “Dekorojmë në stil shkupjan”, me shpërblime për shtëpitë dhe oborret më bukur të dekoruara. Në sheshin “Maqedonia” sot do të organizohet edhe ndezja e përbashkët e dritave të pemës festive, si dhe është paraparë një program i pasur.
 
Nga nesër do të pasojnë aktivitete dhe ngjarje të përditshme në sheshin e qytetit, të cilat do të zgjasin deri në pritjen e Vitit të Ri.