Maqedoni
Uji në Shkup është i sigurt për pije
15.12.2025 12:27
Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë të dhënat e analizave të bëra në 150 mostra nga 42 vende matëse....

Uji për pije në Shkup është i sigurt, tregon raporti më i ri javor i Ndërmarrjes Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim”.
Sektori për kontroll sanitar, në periudhën nga 08.12.2025 deri më 12.12.2025, ka marrë 150 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 150 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit për pije nga 42 pika matëse në qytetin e Shkupit.
Sipas rezultateve të fituara nga analizat, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat e sigurisë dhe cilësisë së ujit për pije.
