Benitez të mërkurën do të prezantohet te Reali
29.05.2015 17:17
Rafael Benitez do të jetë tekniku i ardhshëm i Real Madrid...

Nga Spanja vijnë sot edhe detaje nga kontrata që do të firmosë ishtekniku i Liverpoolit: kontratë 2-3 vjeçare me 4 milionë euro në sezon.
Një rrogë më e mirë se ajo që përfiton tani te Napoli, por më e vogël se dy paraardhësit e tij te "Los Blancos": Ancelotti fitonte 7,5 milionë, ndërsa Jose Mourinho rreth 9 milionë euro.
Benitez do të mbërrijë në Madrid të hënën dhe të mërkurën do të bëhet prezantimi zyrtar në "Santiago Bernabeu".
Ai do të ketë me vete të gjithë stafin aktual: Paco de Miguel, përgatitës atletik, Xavi Valero, trajneri i portierëve dhe Antonio Gomez, ndihmës trajner dhe analist taktik.
