Legjionarët, Muçi shënon gol ndaj Beshiktashit

15.12.2025 13:27

Mesfushori i Shqipërisë, Ernest Muçi, ka vazhduar me formë të lartë....

Mesfushori i Shqipërisë, Ernest Muçi, ka vazhduar me formë të lartë. Ai të dielën shënoi një gol për Trabzonsporin ndaj skuadrës që ka kartonin e tij, Beshiktashit. Muçi realizoi gol në minutën e 25-të për rezultatin 2:1, ndërsa ndeshja përfundoi baras 3:3. 

Për Muçin ishte goli i gjashtë në katër ndeshje resht. Ka edhe një asistim. Ai luajti deri në fund të takimit të xhiros së 16-të të Superligës së Turqisë. (Gazetar: Safet Ademi)