Ethemi e bën “sefte” te Sivaspor

15.12.2025 13:31

Valon Et’hemi ka shënuar golin e parë në Turqi, aty ku është pjesë e skuadrës së Sivaspor....

Valon Et’hemi ka shënuar golin e parë në Turqi, aty ku është pjesë e skuadrës së Sivaspor. Sulmuesi tetovar, i dha avantazhin ekipit të tij në minutën e 9-të, ndaj Çorum, në Ligën e parë turke. Ky është goli i parë me fanellën e Sivaspor për sulmuesin tetovar, në 13 ndeshje të luajtura në këtë sezonë. 
 
Për 85 minuta lojë në këtë ndeshje e cila përfundoi pa fitues 1:1, Et’hemi morri notën 6.9. Në fanellën e vendasve Sivaspor, për 67 minuta luajti shkupjani Daniel Avramovski. (Gazetar: Safet Ademi)