NBA, Uashingtoni fiton jashtë fushës së tij

15.12.2025 13:32

Basketbollistët e Uashington-it, mbrëmjen e kaluar me 108:89 e mundën Idniana Pacers

Basketbollistët e Uashington-it, mbrëmjen e kaluar me 108:89 e mundën Idniana Pacers dhe kështu iu gëzuan vetëm fitores së tretë në transfertë edhe atë pas po thuaje dy muaj. Uashington-i, në këtë takim e kufizoi Indiana Pacers në 37% të goditjeve nga loja. Në këtë mënyrë Uashington-i, i ka dhënë fund serisë prej katër humbjeve me radhë dhe ka përmirësuar përpjestimin në transfertë 2/11, ndërsa më i merituar për këtë ishte  Marvin Begli. Ai ndeshjen e përfundoi me “double-double”, 23 pikë e 14 kërcime. Tek Indiana, më i spikatur me 15 pikë, ishte Benedikt Maturin.
 
Basketbollistët e LA Lakers në transfer krahas faktit që humbën epërsinë prej plus 20 pikëve në fund ju gëzuan fitores me 116:114  ndaj Phoenix Suns dhe kështu ruajtën pozitën e katërt në Konferencën e Perëndimit. Pikët vendimtare në këtë takim në 3.9 sekonda parafundit i shënoi Lebron James. Portland në terren vendas me 136:131 e mundi Golden Stejt dhe kështu i dha fund serisë prej tri humbjeve. Sharloti me 119:111 e mundi Klivlendin. Nju Orleans  me 114:104 e mundi Çikagon, ndërsa basketbollistët e Bruklin-it, me fitoren prej plus 45 pikë 127:82 ndaj Milvokit ka përmirësuar rekordin e tyre si skuadër. (Gazetar: Safet Ademi)