Hendboll, Norvegjia për herë të pestë kampione e botës

15.12.2025 13:33

Vashat e Norvegjisë e kanë shkruar historinë pasi kanë fituar Kupën e Botës së Grave...

Vashat e Norvegjisë e kanë shkruar historinë pasi kanë fituar Kupën e Botës së Grave për herë të pestë në historinë e ekipit të tyre kombëtar. Norvegjia në ndeshjen finale me 23:20 e mundi Gjermaninë,  një nga vendet organizatore. Për norvegjezet është kjo medalja e pestë e artë, ndërsa e 13-ta në përgjithësi në kampionatet botërore në hendboll për vajza. 
 
Gjermania e ka fituar medaljen e saj të parë të argjendtë në botërorët e vajzave, ndërsa në koleksionin e tyre ka medalje të artë nga botërori i 1993-tës, të mbajtur në Norvegji. Në ndeshjen për vendin e tretë Franca, pas vazhdimeve me 33:31 e mundi Holandën. (Gazetar: Safet Ademi)