Maqedoni
Fluturimet civile, Shkup – Pragë, linja më e re direkte
15.12.2025 15:01
Thellohet bashkëpunimi turistik dhe ekonomik mes Shkupit dhe Pragës....

Thellohet bashkëpunimi turistik dhe ekonomik mes Shkupit dhe Pragës. Qytetarët e vendit do të kenë mundësi fluturimi direkt në kryeqendrat e Çekisë dhe Maqedonisë së Veriut. Komunikacioni ajror nuk është sektor i izoluar, por është pjesë e madhe e imazhit të infrastrukturës moderne, ekonomisë stabile dhe i zhvillimit të qëndrueshëm, tha me këtë rast, Sanja Bozhinkvoska, ministre e energjetikës.
“Secilin destinacion të ri që ua hapim qytetarëve është një mundësi e re për bashkëpunim më të mirë ekonomik, për më shumë turistë, për zhvillim më të shpejtë të biznesit dhe për partneritet të ri. Kjo është për një dukshmëri më të madhe për qytetarët dhe përfshirje më të madhe në rrjedhat ekonomike dhe teknologjike evropiane. Si qeveri krijojmë ambient ku linjat e këtilla nuk janë rast i izoluar, por pjesë e vizionit afatgjatë e ndërlidhur me shtetin konkurrent dhe bashkëkohor.”, - deklaroi ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska.
Me këtë linjë, Shkupi dhe Praga bëhen destinacione më të pasura, tha ambasadori çek, Ludva.
“Përfundimisht mundësuam që qytetarët e Çekisë t’i zbulojnë bukuritë e vendit tuaj, sepse Maqedonia e Veriut i ka të gjitha; ka natyrë, arkitekturë dhe njerëz të mrekullueshëm. Të them edhe disa fjalë për Pragën. Praga është vend i mirë, ka arkitekturë mesjetare të barokut. Male të bukura dhe destinacione të ndryshme për të zbuluar nga ky destinacion direkt.”, - theksoi ambasadori Ii Çekisë, Jarosllav Ludva.
I pari i kompanisë ajrore, TAV, me këtë rast shtoi se aeroporti ndërkombëtar i Shkupit, pos kësaj linje ka edhe të tjera me të cilat duhet të mburret. Kjo linjë është urë mes bashkëpunimit të turizmit dhe kulturës, theksoi drejtori i përgjithshëm i TAV-it, Nexhat Kurt.
“Kjo linjë ajrore është më shumë se fluturim. Paraqet urë mes turizmit, biznesit, bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimin e kulturave mes vendeve tona.”, - u shpreh drejtori i Përgjithshëm i TAV-it, Nexhat Kurt.
Linja e parë direkte Shkup – Pragë u realizua sot në orën 14:00 nga aeroporti ndërkombëtar i Shkupit. Linja e rregullt do të jetë e mundur tri herë në javë, me shërbim nga kompania ajrore Wiz Air.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
