Konferenca ndërkombëtare “TSD 2025”, zhvillimi i qëndrueshëm në erën e IA-së
Në universitetin “Nënë Tereza” u mbajt konferenca ndërkombëtare...

Në universitetin “Nënë Tereza” u mbajt konferenca ndërkombëtare për zhvillim të qëndrueshëm “TSD 2025’” në kuadër të kongresit të tretë shkencor.
Në këtë konferencë u theksua rëndësia e bashkëpunimit akademik, inovacionit dhe rolit të universitetit, në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

“Zhvillimi i qëndrueshëm është në më shumë fusha, në fushën e ekonomisë, në fushën e teknologjisë, teknikut, informatikës, etj.. Çdo fakultet organizon konferencë të veçantë. Sot është dita e parë e hapjes, dita me fjalët hyrëse. Kemi ambasadorë, përfaqësues nga komunitetet, nga ambasada të ndryshme, kemi përfaqësues të profesorëve të universiteteve dhe të gjithë mundohen që t’u përgjigjen të gjitha këtyre sfidave, të cilat i kemi në zhvillimin e qëndrueshëm, siç janë në fushën e ekonomisë, në sfidat ekologjike, të klimës, sfidat në bashkëpunime të ndryshme ndër rajonale, ballkanike dhe në rajonin pak më të gjerë dhe në këtë mënyrë të kontribuohet në zhvillimin e zgjidhjeve që të arrihet një zgjidhje më interesante bashkëpunimi midis shteteve të ndryshme dhe ky është qëllimi i konferencës.”, - deklaroi rektori në UNT-së, Bekim Fetaji.
Në këtë konferencë që do të mbahet edhe gjatë ditës së nesërme, do të marrin pjesë akademikë dhe përfaqësues ndërkombëtarë për hulumtimin dhe bashkëpunimin e ideve për projektet e radhës. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
