Berlin, vazhdojnë bisedimet e paqes për Ukrainën

15.12.2025 17:24

Bisedimet e paqes për Ukrainën...

Bisedimet e paqes për Ukrainën, që po zhvillohen në Berlin, janë aktualisht në një nga fazat më të rëndësishme të tyre, sipas ministrit të Jashtëm gjerman, Johan Wadephul.

Ëadephul theksoi se përpjekjet për paqe, ku marrin pjesë zyrtarë ukrainas, amerikanë dhe aleatë evropianë, janë të konsiderueshme, por suksesi i tyre do të bëhet i qartë vetëm në fund të javës.

“Megjithatë, në këtë situatë historike, çdo përpjekje ia vlen - për t’i dhënë fund kësaj lufte të tmerrshme.”, tha Wadephul.

Ai shtoi se një pikëpyetje e madhe mbetet qëndrimi i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe nëse Rusia është serioze për t’i dhënë fund pushtimit që ka nisur gati katër vjet më parë.

Rusia nuk është e përfshirë në negociatat e Berlinit dhe ka bërë të qartë se mund të vazhdojë luftën nëse nuk plotësohen kërkesat e saj maksimaliste, përfshirë lëshime territoriale nga Ukraina.