Maqedoni

Parashikimi i motit

16.12.2025 08:53

Moti sot me diell me vranësira të lehta deri mesatare lokale...

Në orët e mëngjesit dhe paradites, në disa lugina do të ketë shfaqje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell, me vranësira të lehta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët dhe e ndryshueshme.
 
Temperatura minimale do të lëvizë nga –6 deri në –2°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 8 deri në 13°C.
 
Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull. Gjatë ditës moti do të jetë me diell, me vranësira të lehta deri mesatare dhe kryesisht i qetë.