Maqedoni

U ndez pema e Vitit të Ri në sheshin “Maqedonia”

16.12.2025 09:00

Në kryeqytet u ndezën dritat e vitit të ri....

Në kryeqytet u ndezën dritat e vitit të ri. Për dekorimin, Qyteti i Shkupit ka ndarë rreth 70 mijë euro, ndërsa i gjithë manifestimi është i organizuar në bashkëpunim më Llotarin e Maqedonisë. 
 
Qytetarët shprehën kënaqësi për dekorimin e Vitit të Ri të kryeqytetit.
 
Kreu i qytetit të Shkupit paralajmëroi argëtim, muzikë dhe surpriza për të gjitha brezat në Sheshin Maqedonia.
 
“Për herë të parë dhe pas disa viteve stagnim të Qytetit të Shkupit, në mënyrë festive po e fillojmë tregimin festiv me ceremoni, aktin e ndriçimit të Qytetit të Shkupit, si në shembullin e metropoleve më të mëdha evropiane. Në periudhën nga 15 deri më 31 dhjetor, çdo ditë nga ora 18:00 do të mund të argëtoheni me një program festiv për të gjithë gjeneratat.”, - deklaroi dje kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.