Maqedoni
Shkarkimi i Kocevskit para deputetëve
16.12.2025 09:11
Propozimi i Qeverisë për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit, Ljupço Kocevski, është në rend dite në seancë plenare....

Propozimi i Qeverisë për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit, Ljupço Kocevski, është në rend dite në seancë plenare. Ende nuk ka konfirmim nëse Kocevski do t’u drejtohet deputetëve. Nga “Ilindenska” thonë se Kocevski ka bërë gabime serioze profesionale në drejtimin e Prokurorisë Publike, ka nxjerrë në mënyrë të paautorizuar informacione dhe të dhëna për lëndë gjyqësore, duke shkelur procedurën për mbrojtjen e fshehtësisë dhe duke dëmtuar reputacionin e Prokurorisë.
Zgjedhja e prokurorit të ri të shtetit do të bëhet përmes shpalljes publike. Afati për aplikim është 15 ditë nga publikimi i saj. Pas marrjes së mendimit nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, Qeveria e propozon kandidatin në Kuvend.
