Maqedoni

Qarkullimi zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të thata

16.12.2025 09:24

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të thata, informon LAMM....

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të thata, informon LAMM.
 
Nga data 15.11.2025 ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
 
Intensiteti i qarkullimit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është i moderuar. Në pikat kufitare nga ana maqedonase nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, zona pranë lumenjve dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.