Maqedoni
Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri sot do të mbajë seancë
16.12.2025 10:42
Komisioni parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri sot do të mbajë seancë...

Komisioni parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri sot do të mbajë seancë, në rend dite të së cilës është Propozim-vendimi për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit të ekzistimit të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të rrezikut të lartë nga rritja e hyrjes dhe transitimit të migrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në arsyetimin e publikuar në ueb-faqen e Kuvendit thuhet se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e mbajtur më 11 dhjetor 2025, e ka shqyrtuar Procesverbalin nga seanca e tetë e Komitetit Drejtues për koordinim dhe menaxhim me Sistemin për Menaxhimin e Krizave, e mbajtur më 9 dhjetor 2025, e ka pranuar propozimin e Komitetit Drejtues dhe ka konstatuar nevojën që gjendja e krizës të vazhdohet deri më 31 dhjetor 2026.
