Maqedoni

VLEN: Përfaqësimi i drejtë merr vulën evropiane

16.12.2025 11:24

Nga koalicioni VLEN thonë se ligji për përfaqësim të drejtë ka marrë vulën evropiane dhe se së shpejti do të jetë në Kuvend....

Nga koalicioni VLEN thonë se ligji për përfaqësim të drejtë ka marrë vulën evropiane dhe se së shpejti do të jetë në Kuvend. Sipas tyre, për herë të parë, përfaqësimi i drejtë nuk mbetet peng i vullnetit politik të qeverive, i pazareve partiake apo i manipulimeve zgjedhore, por rregullohet me ligj të qartë, të detyrueshëm dhe mbikëqyrës.”, thuhet mes tjerash në komunikatën e VLEN-it.

“VLEN po e mbyll njëherë e përgjithmonë një nga kapitujt më të mëdhenj të mashtrimit politik ndaj shqiptarëve: çështjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Sipas koalicionit VLEN me këtë ligj, VLEN e mbyll hallkën kyçe të Marrëveshjes së Ohrit. Faktet janë të pamohueshme: për të njëjtin ligj, mendim pozitiv ka dhënë edhe Komisioni i Venecias, autoriteti më i lartë evropian për çështje kushtetuese dhe juridike. Kjo e rrëzon përfundimisht propagandën e BDI-së, e cila për vite fliste për përfaqësim, por kurrë nuk pati guximin, vullnetin dhe ndershmërinë politike ta rregullojë atë me ligj.”, thonë nga VLEN.
 
Ligji pritet së shpejti të hyjë në procedurë parlamentare dhe VLEN u bën thirrje të gjithë deputetëve, pa përjashtim, që t’i kthehen arsyes, përgjegjësisë dhe interesit publik. Ky nuk është ligj partie, por ligj i barazisë, ligj i drejtësisë dhe ligj i së ardhmes evropiane të vendit.”, thonë nga VLEN.