Maqedoni
Kocevski jep dorëheqje para shkarkimit
16.12.2025 11:49
Prokurori publik Ljupço Kocevski ka paraqitur kërkesë për ndërprerjen e funksionit të Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë....

Prokurori publik Ljupço Kocevski ka paraqitur kërkesë për ndërprerjen e funksionit të Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë.
"Ju njoftoj se në përputhje me nenin 86 paragrafi 1 pika 1 të Ligjit për Prokurorinë Publike, i parashtroj Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut kërkesë për ndërprerjen e funksionit të Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe në përputhje me nenin 86 paragrafi 2 të Ligjit për Prokurorinë Publike, kërkoj që Kuvendi, në seancën e caktuar të shtatëdhjetë e gjashtë, ta konstatojë ndërprerjen e funksionit tim si Prokuror Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut.", ka theksuar Kocevski para seancës për shkarkimin e tij.
