Kërçova, ndihma për Kumanovën
29.05.2015 18:44
Edhe sot kanë vazhduar të arrijnë ndihma të shumta për popullatën e dëmtuar në “Lagjen e trimave” në Kumanovë...

Ndihmat janë nga më të ndryshmet si në të holla po ashtu edhe në artikuj ushqimor e higjienik.
Nga Greshnica e Kërçovës, Fondacioni Rinor “Xixa” kishte grumbulluar të holla për banorët e lagjes, por nuk e kanë lënë anash edhe vogëlushen, Zamira Jasharin, e cila me sytë e saj të përlotur u bë hit në rrjetet sociale.
Krahas aktiviteteve të bamirësisë në lagje, edhe sot vëreheshin aktivitete në rregullimin e infrastrukturës. (Nexhat Aqifi, TVM2)
