Botë

Stuhi e fortë ere në Brazil, rrëzohet Statuja e Lirisë në Guaíba

16.12.2025 14:14

Statuja e Lirisë e vendosur në Guaiba, të Brazilit u shemb plotësisht...

Statuja e Lirisë e vendosur në Guaiba, të Brazilit u shemb plotësisht pasditen e së hënës, si pasojë e erërave të forta që përfshinë zonën.

Sipas autoriteteve vendase, incidenti nuk ka shkaktuar të lënduar. Menjëherë pas ngjarjes, zona është rrethuar për arsye sigurie, ndërsa ekipet e emergjencës kanë nisur punën për pastrimin e zonës.
 
Struktura totale e monumentit ishte rreth 35 metër e lartë, duke përfshirë bazamentin dhe skulpturën.
 
Pjesa që u shemb ishte vetëm statuja, e cila kishte një lartësi prej 24 metrash.