LSDM njoftoi një platformë për të luftuar korrupsionin

16.12.2025 15:36

Partia opozitare LSDM...

Partia opozitare LSDM sot prezantoi platformën e re digjitale për luftën kundër korrupsionit dhe krimit – Qendra Maqedonase e Kërkimeve për Korrupsion dhe Krim të Organizuar, e shkurtuar M.I.C.K.O., me një aludim të dukshëm dhe të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit.

Nga LSDM thanë se platforma që nga sot është aktive dhe plotësisht funksionale. Ajo mund të gjendet në faqen: https://micko.mk/.

"Platforma i kushtohet hulumtimit dhe arkivimit të materialeve dhe raporteve publike mbi operacione të dyshuara korruptive në Maqedoni. Ne mbledhim, analizojmë dhe organizojmë të gjithë informacionin nga burime të ndryshme për të siguruar transparencë dhe informacion për qytetarët dhe publikun. Çfarë bëjmë? Hulumtojmë raste. Kryejmë shqyrtim të thelluar të tenderëve, publikimeve mediatike ose rasteve të korrupsionit, përfshirë konfliktet e interesit të verifikuara dhe operacione të tjera të dyshimta në politikë, sektorin publik, institucionet lokale dhe shtetërore.”, - deklaroi Aleksandar Dimitrieviq nga LSDM.