Merkel tenton të bind Kameronin të heq dorë nga shkëputja e Britanisë nga BE

29.05.2015 18:46

Pas paralajmërimit të mbretëreshës britanike, Elizabeta II, për një referendum që do të çonte në shkëputjen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, kancelarja gjermane, Angela Merkel, po përpiqet t’ia ndryshojë mendjen kryeministrit britanik...

Kancelarja Merkel ka thënë se ajo do të punojë në mënyrë konstruktive me kryeministrin britanik, David Kameron, për reformimin e Bashkimit Evropian, duke shprehur kështu dëshirën që të mbajë Britaninë brenda bllokut.

“Kur ka dëshirë, gjendet edhe mënyra”- ka thënë Merkel në një konferencë të përbashkët për media me Kameronin, në Berlin.

“Dua të gjej zgjidhje”- ka shtuar ajo. Kameron është zotuar se do të mbajë referendum për anëtarësinë e Britanisë në Bashkimin Evropian, më 2017.