Dorëheqja e Kocevskit, VMRO: Fillim i ri, drejtësia po vjen

16.12.2025 15:57

Dorëheqjen e kryeprokurorit Ljupço Kocevski...

Dorëheqjen e kryeprokurorit Ljupço Kocevski, VMRO-DPMNE- ja nuk e quan vendim personal të tij, por një zgjidhje sistematike.

Sipas partisë në pushtet, ky është mesazh se askush nuk është i paprekshëm dhe se përgjegjësia nuk tejkalohet, ndërkaq drejtësia po vjen.

Sipas partisë kryesuese me pushtetin, koha e drejtësisë selektive dhe Prokurorisë pa legjitimitet po mbaron. Nuk është fundi, por fillimi i ri, thotë Brane Petrushevski.

"Për herë të parë edhe vetë prokurori pranoi atë të cilën e ka thënë i tërë opinioni, se Prokuroria Publike nuk mund të vazhdojë të funksionojë me të gjithë legjitimitetin e humbur me ngarkesën e ndikimit politik dhe me drejtësi selektive. Fakti se kjo dorëheqje vjen tani së fundmi dhe jo nga dita e parë kur dukej se institucioni është i komprometuar, vetëm se e vërteton thellësinë e problemit dhe përpjekjet me muaj për t’u mbajtur në status quo që i shërbente pushtetit të kaluar. Me këtë dorëheqje i vjen fundi një periudhe të errët në të cilën Prokuroria perceptohej si mekanizëm partiak, e jo si institucion i pavarur në shërbim të ligjit.”, - deklaroi Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.

LSDM: Skenar për kontroll mbi jurisprudencë

Nga LSDM-ja opozitare, largimin e Kocevskit e shohin si skenar, ku kryeministri përpiqet të marrë në vëzhgim organet e jurisprudencës.

“Presioni për të larguar prokurorin publik është pjesë e skenarit të DPMNE-së dhe Mickoskit për një marrje të plotë të Prokurorisë dhe Gjyqësorit. Prokuror nën kontrollin e Mickoskit dhe DPMNE-së; gjyqtarë nën kontrollin e Mickoskit dhe DPMNE-së; okupim të plotë dhe partizim të gjyqësorit; kthim i fletushkave, varrosje të drejtësisë,  gjithçka është e përshtatshme. Përndjekje politike, akuza të sajuara penale, lajme të rreme, manipulim, abuzim me institucionet, partizim, madje e liruan Katica Janevën që t’ju shërbejë si mjet në fushatë politike.”

Në komunikatën e LSDM-së theksohen edhe vendimet kadrovike,  që sipas tyre, dëshmojnë ndikim direkt politik, mes tyre edhe emërimet në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin për Prokurorë Publikë. (Nermin Mulaki - Fejzullahu, TVM2)