Rajon

SPAK-u godet tenderët e AKSHI-së: Masa sigurie për 8 persona

16.12.2025 16:06

Prokuroria e Posaçme lëshoi masa sigurie ndaj 8 personave...

Prokuroria e Posaçme lëshoi masa sigurie ndaj 8 personave në kuadër të hetimeve mbi disa tenderë të lidhur me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
 
Me urdhër të drejtuesit në largim, Altin Dumani, u caktua masë arresti në burg për 2 biznesmenët, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj. Ata akuzohen për grup kriminal, por ende nuk janë kapur.
 
Sipas njoftimit zyrtar të SPAK-ut, të dyshuarit kanë përcaktuar kritere jo sipas ligjit për të favorizuar në tenderë disa kompani.
 
Biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj dyshohet se kanë marrë peng përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tenderë, që të heqin dorë nga ankimet për procedurat e tenderimit. Ata akuzohen për konkurrencë të paligjshme përmes dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje e barazisë në tenderë, pastrim parash e grup i strukturuar kriminal. Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit u mor edhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismailaj. Masë arresti në shtëpi u caktua edhe për drejtuesen e AKShI-së, Mirlinda Karçanaj, dhe nëndrejtoreshën e këtij institucioni. Ndalim për të dalë jashtë Shqipërisë u caktua dhe për disa kompani të tjera.
 
LULJETA NDOKA