Maqedoni
Stojanovski: Gënjeshtrat e LSD-së u zbuluan
16.12.2025 16:14
Gjatë periudhës së fundit kemi qenë dëshmitarë se si Lidhja Social Demokrate përpiqet të fusë pasiguri...

Gjatë periudhës së fundit kemi qenë dëshmitarë se si Lidhja Social Demokrate përpiqet të fusë pasiguri dhe shqetësim në opinion përmes përhapjes së informacioneve të rreme, manipulimeve të qëllimshme dhe dezinformatave, akuzojnë nga VMRO – DPMNE. Sipas tyre, një fushatë e tillë e LSDM-së, e cila më tepër dallohet për sasi sesa për cilësi, cenon drejtpërdrejt qetësinë e qytetarëve dhe është gjithashtu në kundërshtim me Kodin Penal, Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, si dhe me Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.
“Përmes rezolutës së paraqitur nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit në Kuvend, qartazi refuzohen dhe shfuqizohen të gjitha marrëveshjet, vendimet dhe politikat e qeverisë së mëparshme të udhëhequr nga Zoran Zaevi, të lidhura me kampet për migrantë. Me këtë, konfirmojmë qartë përkushtimin tonë ndaj një politike të jashtme parimore, të përgjegjshme dhe të parashikueshme, të bazuar në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe në respektimin e së drejtës ndërkombëtare.”, - deklaroi Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.
